MBR (Master Boot Record) është regjistri kryesor i nisjes në sektorin e parë të diskut të ngurtë, i cili identifikon vendndodhjen e sistemit operativ, në mënyrë që ai të mund të ngarkohet në memorien kryesore të kompjuterit. Ai përmban një tabelë me përshkrimin e ndarjes së diskut, që është vendi i parë menjëherë pas BIOS-it ku kompjuteri kontrollon gjatë nisjes së tij. Madhësia e këtij regjistri është 512 bajtë – pra bëhet fjalë për madhësinë më të vogël të adresueshme të një sektori të diskut të ngurtë në sistemin operativ Windows. Nuk është i pajtueshëm me UEFI (ndërfaqe e unifikuar e zgjerueshme e firmuerit).
Tabela e ndarjeve të diskut (Partition table)
Është një tabelë që përmban informacion mbi ndarjet e diskut dhe lidhje drejt tabelave të tjera të ndarjeve të diskut. Tabela e ndarjeve të diskut nuk mund të përmbajë më shumë se katër regjistrime. Tabela kryesore e ndarjeve të diskut ndodhet në MBR-në e diskut të ngurtë, ndërsa tabelat e tjera të ndarjeve të diskut quhen të zgjeruara. Tabelat e ndarjeve të diskut zakonisht ruhen në sektorin e parë të cilindrit.
Kodi kryesor i nisjes
Kodi që gjatë nisjes së kompjuterit ngarkohet nga BIOS-i në memorien e kompjuterit. Të gjitha veprimet që pasojnë varen nga përmbajtja e këtij kodi.
Riparimi i nisjes së sistemit Windows 7 dhe sistemeve operative më të reja
Gjatë nisjes së sistemit shtypni tastin F8
Zgjidhni opsionin Riparo këtë kompjuter
Ndiqni magjistarin e riparimit të sistemit
Për të kryer riparimin do t'ju duhet media e instalimit të Windows
Të jemi të përgatitur
Problemet me nisjen e kompjuterit mund të parandalohen në mënyrë efektive me kopje rezervë. Mjetet moderne të kopjimit rezervë, si Acronis True Image, mund të krijojnë kopje rezervë të të dhënave, ndarjeve të diskut dhe disqeve të tëra, duke përfshirë informacionet e nisjes. Në rast se kompjuteri nuk niset, mund të përdoret media e shpëtimit për nisje Acronis (CD, DVD ose USB që e krijoni vetë), me të cilën kompjuteri niset në mjedisin Acronis. Më pas, këtu është e mundur të rikthehet ngarkuesi i nisjes, të dhënat, ndarja e diskut ose disku.

